Trajneri serb Mihajlovic lirohet nga spitali, pasi u diagnostikua me leukemi

  • 28 August 2019 - 15:23
Trajneri serb Mihajlovic lirohet nga spitali, pasi u diagnostikua me leukemi

Trajneri serb Sinisa Mihajlovic pritet të kthehet në karrigen e trajnerit të Bolognas për ndeshjen kundër SPAL-it këtë fundjavë, në kuadër të xhiros së dytë të Serisë A, pasi e kompletoi fazën e parë të trajtimit për leukemi.

Sinisa Mihajlovic lajmëroi më 13 korrik se ishte diagnostikuar me leukemi dhe më vonë u shtrua në spitalin “Sant’Orsola”, ku e filloi ciklin e tij të parë të kimioterapisë.

Ai befasoi me kthimin e tij në stolin e Bolognas të dielën e kaluar, kur e shikoi skuadrën e tij të barazojë me rezultat 1:1 kundër Veronës, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Serisë A.

Trajneri serb tani është liruar nga spitali, pas 43 ditësh trajtimi dhe ai do t’i kryejë edhe disa teste të tjera brenda një periudhe të caktuar të kohës e pastaj do ta fillojë ciklin e dytë të kimioterapisë.

Gazzetta dello Sport është njëra ndër mediumet më të të Italisë që po raporton se 50-vjeçari do ta drejtojë skuadrën e tij në ndeshjen e radhës, kundër SPAL-it, të premten.

Mihajlovici e zëvendësoi Filippo Inzaghin si trajner i Bolognas në janar dhe arriti t’i shpëtojë ata nga rënia në Serie B, duke e mbyllur sezonin në pozitën e dhjetë të tabelës së Serisë A.

Mihajlovici, i cili kishte qenë trajner i Bolognas edhe më parë në karrierë, ka qenë në këtë pozitë edhe në Catania, Fiorentina, ekipin kombëtar të Serbisë, Sampdoria, Milan dhe Torino. 

(Kosova Sot Online)