Ylli i Anglisë, në dyshim për ndeshjen me Kosovën

  • 28 August 2019 - 15:25
Ylli i Anglisë, në dyshim për ndeshjen me Kosovën

Ylli i Anglisë, Dele Alli është në dyshim për ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Futbollisti ofanziv do ta provojë veten në derbin londinez të dielën, ndërsa trajneri Gareth Southgate duket i pavendosur nëse do ta ftojë apo jo.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate pritet ta zbulojë të enjten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

“Dardanët” do të përballen me “Tre Luanët” më 10 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Dhe, anglezët nuk e dinë ende nëse do të mundë të llogarisin në yllin e Tottenhamit, Dele Alli.

Futbollisti ofanziv ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë, njoftojnë mediat angleze.

Ai pritet të rikthehet në ndeshjen që Tottenhami do ta zhvillojë këtë të diel ndaj Arsenalit në derbin londinez, duke e lënë kështu Southgaten që ta marrë një vendim për Dele Allin në ditët në vazhdim.

Kurse, edhe futbollisti i Evertonit, Fabian Delph pritet të mungojë në ndeshjen e 10 shtatorit për shkak të një problemi në ijë.

Anglia i prin Grupit A me 6 pikë së bashku me Republikën Çeke, kurse Kosova është e treta me 5 pikë.

(Kosova Sot Online)