Tifozët e klubeve angleze kërkojnë ndryshime në finalet e UEFA-s

  • 28 August 2019 - 15:28
Tifozët e klubeve angleze kërkojnë ndryshime në finalet e UEFA-s

Stadiume me më shumë ulëse, çmime më të ulëta të biletave, qasshmëri më e lehtë dhe infrastrukturë më e mirë – Këto janë kërkesat e parashtruara nga tifozët e katër klubeve angleze për finalet e UEFA-s.

UEFA ka marrë kërkesë nga tifozët e Liverpoolit, Chelsea, Arsenalit dhe Tottenhamit për përmirësimin e përvojës së tifozëve në finalet e dy garave më të mëdha të Evropës – Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Vështirësitë me të cilat u përballën tifozët të cilët udhëtuan në Baku të Azerbajxhanit për ta përcjellë finalen e Ligës së Evropës me Chelseat dhe Arsenalit ishin në qendër të vëmendjes për disa ditë, përderisa edhe tifozët e Liverpoolit dhe Arsenalit u ankuan për biletat e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, u detyrua ta lërë Henrikh Mkhitaryanin jashtë skuadrës së tij për finalen e Ligës së Evropës për shkak të tensioneve politike mes Azerbajxhanit me vendlindjen e anësorit, Armenisë. Për shkak të kësja, kapiteni i atëhershëm i Arsenalit, Laurent Koscielny, e kritikoi UEFA-s për vendimin për ta mbajtur finalen në Baku.

Një deklaratë e përbashkët e Grupit të Tifozëve të Arsenalit, Grupit të Tifozëve të Chelseat, Grupit të Tifozëve të Liverpoolit dhe Grupit të Tifozëve të Tottenhamin ia bënë të qarta kërkesat e veta UEFA-s.



Ahead of tomorrow’s Champions League & Europa League draws, and fans of last season’s other finalists, @AST_arsenal @ChelseaSTrust & @THSTOfficial, have joined forces to ask UEFA to change how they manage finals.
 

Mes tjerash, tifozët kanë kërkuar që 80 për qind e biletave të finaleve të jenë në dispozicion për tifozët dhe që në përzgjedhjen e organizatorit të jetë kriter respektimi i të drejtave të njeriut. 

(Kosova Sot Online)