Agjenti i Llorentes në zyret e Interit, Icardi pritet të shkojë te Napoli

  • 28 August 2019 - 19:51
Agjenti i Llorentes në zyret e Interit, Icardi pritet të shkojë te Napoli

Agjenti i Fernando Llorente është parë teksa hynë në selinë e klubit të Interit, duke nxitur raportet që Mauro Icardit ia ka hapur derën për të kaluar te Napoli.

Përfaqësuesi Frank Trimboli është parë këtë pasdite në zyrat e Nerazzurrit në qytetin e Milanos.

Spanjolli ka qenë alternativa kryesore për Napolin pas Icardit, i cili deri më tani ka refuzuar të gjitha propozimet, pavarësisht se i është thënë vazhdimisht se nuk ka mundësi të luan nën drejtimin e Antonio Contes. 

Nëse Llorente po zhvillon bisedime me Interin, ai mund të përfaqësojë dy skenarë të ndryshëm.

E para është që Llorente do t’i bashkohet atyre si një lojtar i lirë sepse napolitanët më në fund kanë arritur marrëveshje me Icardin, i cili do të lëvizte për 65 milionë euro drejt San Paolo.

Sidoqoftë, nëse Interi do të tërheqë lojtarin e lirë, atëherë do të largojnë të Icardin pasi nuk do të ketë përfundimisht vend. Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur, Llorente gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin.

(Kosova Sot Online)