Conte merr lëvdata, legjenda e Interit me fjalë të mëdha për trajnerin

  • 28 August 2019 - 20:52
Conte merr lëvdata, legjenda e Interit me fjalë të mëdha për trajnerin

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, thotë se Antonio Conte ia kujton trajnerin legjendar të klubit, Helenio Herreran. 

Conte u bë trajneri i tretë i Nerazzurrëve që fitoi në debutimin e tij në Serie A me klubin, duke shënuar katër gola, pas fitoes ndaj Lecces (4-0).

Një rezultat që e kishte marr në Giuseppe Meazza edhe Helenio Herrera në ndeshjen e parë.

Paraqitja dhe serioziteti i Contes që është legjendë e Juventusit ka filluar t’iu pëlqeje intervistëve edhe pse e priten me pesimizëm ardhjen e tij. 

“Ende është e vështirë të thuash se si do të përfundojë sezoni i Interit dhe ka shumë punë për të bërë, por pashë disa gjëra që më pëlqyen shumë.

“Kjo fillon nga mentaliteti i lojtarëve, pasi ata mund të përparojnë në Itali dhe Evropë. E admirova edhe paraqitjen e Romelu Lukakut, pasi ai mund të bëjë gjëra të mëdha”.

“Tashmë mund të shihni dorën e Contes në ekip. Ai me të vërtetë më kujton Helenio Herrera: ai së pari futet në kokën e lojtarëve, pastaj në fushë”, ka thënë Mazzola për gazetën Unione Sarda.

(Kosova Sot Online)