Hysaj pranë kalimit në Valencia

  • 29 August 2019 - 08:13
Hysaj pranë kalimit në Valencia

Pas lëndimit të Cristiano Piccinit, Valencia ka trokitur në derën e Napolit për t’i kërkuar shërbimet e Elseid Hysajt.

Klubi nga La Liga, synon ta zëvendësojë Piccinin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Valencia i ka kërkuar Napolit ta huazojë Hysajn për sezonin aktual 2019/20 dhe të ketë opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme.

Menaxheri i shqiptarit, Mrio Giuffredi, ka konfirmuar për Sky Sport se ka pasur bisedime mes palëve për Hysajn.

“Kemi qenë në kontakt me Valencian këtë mëngjes. Do ta shohim nesër nëse kushtet janë të duhurat për ta mbyllur marrëveshjen”, tha ai.

Hysaj është tepricë në Napoli dhe ka qenë në radarin e Interit, Atletico Madridit dhe Juventusit gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot Online)