Sot shorti i Ligës së Kampionëve, ky mund të jetë grupi i vdekjes

  • 29 August 2019 - 09:39
Sot shorti i Ligës së Kampionëve, ky mund të jetë grupi i vdekjes

Shorti për fazën grupore të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot në Monaco, dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.

Në përgjithësi 32 ekipe janë ndarë në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa tetë të tjera e arritën qëllimin përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër janë vendosur në bazë të koeficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato.

Këto janë të gjitha vazot:

Vazoja 1: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Zenit

Vazoja 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Tottenham Hotspur, Shakhtar Donetsk, Benfica, Ajax

Vazoja 3: Lyon, Bayer Leverkusen, FC Salzburg, Olympiakos, Valencia, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb

Vazoja 4: Lokomotiv Moscoë, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Red Star Belgrade, Atalanta, Lille.. Ndër to Inter dhe Valencia.

Grupet e mundshme të vdekjes:

Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.