Çmenduria serbe vazhdon të mbetet e pandëshkuar nga FIFA dhe UEFA

  • 29 August 2019 - 11:24
Çmenduria serbe vazhdon të mbetet e pandëshkuar nga FIFA dhe UEFA

Serbia ka vazhduar ta zemërojë Kroacinë me përdorimin e një tanku nga lufta e fundit mes tyre, për të festuar ngjarje futbolli, një gjest ky që nuk ka nxitur ende asnjë reagim apo ndëshkim nga dy shtëpitë e futbollit botëror, FIFA dhe UEFA.   

Pas tifozëve, edhe futbollistët e Crvena Zvezdës e kanë përdorur një tank, i cili thuhet të jetë nga lufta e viteve të 1990-ta mes Serbisë dhe Kroacisë, për ta festuar kualifikimin në sezonin e ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Typically discreet celebration from the Red Star Belgrade players as they toasted qualification to the Champions League last night by riding through the streets on a tank.

Tifozët e Crvena Zvezdës kishin shkaktuar polemika duke e vendosur tankun ushtarak pranë stadiumit të tyre, para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.

Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, ishte parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës.

Megjithatë, ky vendim ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e kritikoi veprimin e Zvezdës duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”. “Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkroi gazeta kroate.

Sikur nuk mjaftoi, futbollistët e Zvezdës festuan nëpër rrugët e Beogradit duke e vozitur tankun në orët e vona të së martës.

Kroacia e ka quajtur provokim të qartë ketë veprim dhe i ka bërë thirrje UEFA-s të reagojë.

Autoritetet serbe e kanë quajtur tankun “replikë” dhe kanë pohuar se nuk përmban asnjë material që mund ta vërë në rrezik publikun, ndërsa ushtria serbe ka thënë se tankut iu kanë hequr të gjitha mjetet e mëdha dhe se tani është vetëm pjesë e muzeut. 

(Kosova Sot Online)