Flet ish-lojtari: Sançez nuk do zhgënjejë, Interi bëri goditje të madhe

  • 29 August 2019 - 15:30
Flet ish-lojtari: Sançez nuk do zhgënjejë, Interi bëri goditje të madhe

Ish-lojtari i Interit, Geri Medel, u prezantua dje në skuadrën e tij të re, Bolonja. Kiliani tha për “Sky Sport” se ishte i lumtur për rikthimin në Seria A pas eksperiencës në Turqi.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva në kampionatin italian. Shpresoj të zhvilloj një sezon të mirë këtu në Bolonja. Dëshira për të bërë mirë është e madhe. Falënderoj klubin që kishte besim tek unë”, tha “Pit Bull”. Medel u pyet edhe për ardhjen e shokut të tij te kombëtarja e Kilit, Aleksis Sançez tek Interi. 

“Sançez tek Interi? “Ai është një lojtar i madh, jam i bindur që do të arrijë ta tregojë veten që në ndeshjen e parë, duke ndihmuar skuadrën. Do të jetë diçka e bukur të përballesh me të. Tifozët zikaltër mund të jenë të qetë, me Sançez kanë bërë një goditje të madhe. Nën drejtimin e Antonio Kontes, Aleksis nuk do të zhgënjejë”.

(Kosova Sot Online)