Gjurmët e Migjen Bashës

  • 29 August 2019 - 15:50
Gjurmët e Migjen Bashës

Migjen Basha sot e ka konfirmuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë. 32-vjeçari është lindur në Zvicër dhe ka luajtur për ekipet e reja helvetike. Ndërsa, në vitin 2013 iu kishte bashkuar Shqipërisë, atëherë kur futbolli kosovar ishte e izoluar në katër anët nga arena ndërkombëtare. Basha ka origjinë nga Kosova, përkatësisht nga Theranda.

Pensionimi i tij nga Kombëtarja Shqiptare natyrisht se ngjall emision te tifozët shqiptarë sepse Basha ishte njëri ndër futbollistët e gjeneratës revolucionare të Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën kishte shkuar edhe në Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Kështu, Basha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar me 33 paraqitje me fanellën kuq e zi dhe tri gola të realizuara.

Ai ishte një punëtor i madh në qendër të mesfushës. Prezenca e tij në fushë krijonte qetësi dhe siguri për “Shqiponjat” sa herë që luante. Klasi i tij dhe përvoja e tij e madhe e fituar në Serie A të Italisë gjithnjë i ka shërbyer mjaftë mirë përfaqësueses së shqiptarëve.

Edhe kur ishte larg Shqipërisë, i angazhuar në klubet e huaja, Basha gjithnjë është munduar të gjejë forma për t’i bërë krenarë bashkatdhetarët.

Media se kur shënonte gola në ligat e huaja, sidomos në Itali, i festonte me shqiponjën dykrenore, por gjente edhe forma tjera reklamuese për Shqipërinë dhe Kosovën. Madje, njëherë e kishte veshur edhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”, në gjuhën angleze.

Përvoja në “Euro 2016” sigurisht se është më e mira me Shqipërinë e Bashës, i cili thuhet se e kishte shumë të vështirë ta marrte vendimin për të vazhduar të luajë me Shqipërinë dhe ta humbiste mundësinë për të luajtur edhe për Kosovën pas anëtarësimit të saj në UEFA e FIFA në vitin 2016. A kishte vendosur ta vazhdonte prezencën në Kombëtaren e Shqipërisë bashkë me disa futbollistë tjerë kosovarë që ishin pjesë e kuqezinjve.

Basha do të vazhdojë të luajë futboll aktiv, por tani vetëm në klubin grek, Aris. 

(Kosova Sot Online)