Smalling mund të huazohet në Itali

  • 29 August 2019 - 16:33
Smalling mund të huazohet në Itali

Qendërmbrojtësi anglez pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë këtyre ditëve

Chris Smalling mund të largohet këto ditë nga Manchester Unitedi.

Qendërmbrojtësi anglez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Old Trafford”, prandaj është në kërkim të një eksperience të re.

Sipas “Sky”, Smalling mund të përfundojë tek Roma në formë huazimi. Klubit italian ky huazim mund t’i kushtojë 3 milionë euro.

29 vjeçari nuk ka luajtur ende për United gjatë këtij sezoni pas transferimit të Harry Maguire nga Leicester City.

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi qe një kohë të gjatë.

Dejan Lovren dhe Daniele Rugani janë dy objektiva të tjerë të klubit nga kryeqyteti italian.

(Kosova Sot Online)