Reali e PSG-ja i shkëmbejnë portierët?

  • 29 August 2019 - 16:42
Reali e PSG-ja i shkëmbejnë portierët?

Reali dhe PSG-ja po planifikojnë t’i shkëmbejnë portierët e tyre në fund të afatit kalimtar, Keylor Navas e Alphonse Areola

Real Madrid dhe Paris Saint-Germaini po planifikojnë t’i shkëmbejnë portierët e tyre në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Me këtë rast, Keylos Navas do të përfundonte në kryeqytetin francez, kurse Alphonse Areola do të përfundonte në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “AS”.

Navas e ka shprehur dëshirën e largimit nga Madridi pasi ka përfunduar si rezervist i Thibaut Courtois.

Duke e pasur parasysh largimin e Gianluigi Buffonit, portieri nga Kosta Rika do të ishte titullar në “Parkun e Princave”.

Navas thuhet se e ka arritur marrëveshjen personale me PSG-në. 

(Kosova Sot Online)