Napoli zgjedh në mes të Icardit e Llorentes

  • 29 August 2019 - 16:47
Napoli zgjedh në mes të Icardit e Llorentes

Klubi italian e ka intensifikuar punën për transferimin e një sulmuesi në fund të afatit kalimtar

Napoli vazhdon të kërkojë sulmues për sezonin e ri, shkruan Gazeta Express.

Klubi italian ka dështuar gjatë kësaj vere ta transferojë një sulmues të madh, prandaj po i bën tentimet e fundit që ta bëjë këtë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas “Sky Italy”, klubi napolitan mund ta transferojë Fernando Llorenten, i cili është lojtar i lirë pasi u nda nga Tottenhami në fillim të verës.

Llorente e njeh futbollin italian pasi kishte luajtur vite më parë tek Juventusi.

Por, ëndërr e klubit nga “San Paolo” mbetet Mauro Icardi i Interit.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga “Nerazzurri” gjatë këtyre ditëve, por ai e preferon më shumë transferimin në Juventus. 

(Kosova Sot Online)