Anglia i fton dy futbollistë për herë të parë për ndeshjen me Kosovën

  • 29 August 2019 - 17:43
Anglia i fton dy futbollistë për herë të parë për ndeshjen me Kosovën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate e ka publikuar sot listën e ndeshjeve të shtatorit, në kualifikimet e Euro 2020. Aaron Wan-Bissaka e Tyrone Mings janë dy prurjet e reja të “Tre Luanëve” për ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Kosovës

Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka dhe qendërmbrojtësi i Aston Villës, Tyrone Mings janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Anglisë.

“Tre Luanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje në muajin shtator, ndaj Bullgarisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Image

Wan-Bissaka, i cili u transferua në “Old Trafford” nga Crystal Palace këtë verë, ishte pjesë e ekipit U-21 të Anglisë në Kampionatin Evropian të muajit qershor.

Mings, 26 vjeç, nga ana e tij e nisi karrierën në Aston Villa.

Trajneri Southgate i ka lavdëruar dy prurjet e reja të Anglisë, për të cilët ka thënë se janë e ardhme e Kombëtares.

Mesfushori ofanziv i Chelseat, Mason Mount dhe ai i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain po ashtu janë në mesin e 25 të ftuarve.

(Kosova Sot Online)