“Ozil nuk është në shitje”

  • 29 August 2019 - 19:56
“Ozil nuk është në shitje”

Trajneri i Gunners ka treguar se ish lojtari i Gjermanisë do të mbetet në Londrën Veriore pas spekulimeve se ai mund të largohet

Mesut Ozil nuk do të largohet në minutat e fundit nga Arsenali në mbylljen e afatit në Europë, ka konfirmuar Unai Emery për media.

“Këtë javë ai është stërvitur shumë mirë, ai po përparon mirë fizikisht dhe është duke punuar normalisht me ne”, tha ai kur është pyetur për gjendjen fizike të Ozil. “Ai është shumë afër që të jetë gati për ndeshjen e radhës të se dielës kundër Tottenham.

“Po, ne e kemi mbyllur afatin e transferëve por në Europë do të përfundojë të hënën”, ka thënë Emery kur është pyetur se a do të jetë Ozil në skuadër.

“Ne nuk mund të sjellim ndonjë lojtarë të ri por ne kemi disa lojtarë  të cilët ka mundësi të largohen para se të mbyllet afati”.

“Klubi është duke punuar dhe disa lojtarë e dinë situatën e tyre. Fokusi i ime dhe i skuadrës është në ndeshjen e së dielës”.

I pyetur për mundësinë që Ozil të largohet, Emery ka dhënë një përgjigje të prerë:

“Jo, ne nuk flasim për mundësinë që ai të largohet”


(Kosova Sot Online)