Zanetti: Interi do të jetë protagonist në zgjedhje

  • 29 August 2019 - 20:32
Zanetti: Interi do të jetë protagonist në zgjedhje

Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë se skuadra “dëshiron që të bëhet protagoniste përsëri” në Ligën e Kampionëve, si dhe ka folur për gjendjen e Mauro Icardit

Nerrazzurri janë në grupin e vdekjes me Barcelonën, Borussia Dortmund dhe Slavia Prague.

“Ne kthehehmi në Barcelonë, ne e dimë potencialin e kësaj skuadre, por ne do të luftojmë në çdo front”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Dy skuadrat e tjera në grup janë të forta , ne mund të përballemi në mënyrën më të mirëq dhe shpresojmë që të kemi një formë të mirë. Kjo skuadër është ndërtuar për të qenë protagoniste në Europë. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur Antonio Conten për ta ndërtuar këtë skuadër”.

Zanetti është pyetur përsëri për Icardin, i cili vazhdon për të refuzuar ndonjë ofertë, pavarësisht pse ka ngrirje në skuadër.

“Klubi ka folur për këtë, situata nuk ka ndryshuar. Ne do të presim deri në fund të tregut të transferëve për të gjetur një zgjidhje që i përshtatet të gjithëve”. 


(Kosova Sot Online)