Juventus kundër Atleticos në grup, Ronaldo flet për shortin e Championsit

  • 29 August 2019 - 21:16
Juventus kundër Atleticos në grup, Ronaldo flet për shortin e Championsit

Pas hedhjes së shortit të grupeve të Championsit, Cristiano Ronaldo foli për mediat, pasi mësoi se Juventusi i tij do të ndeshet sërish me Atleticon e Madridin, ashtu si në fazën me eliminim direkt sezonin e kaluar.

Portugezi foli për rivalitetin me ekipin e Simeones, ndërsa shpreson që ky të jetë viti i Juves.

“Do luajmë sërish me ta. Atletico është një skuadër shumë e mirë. Kam kaluar shumë vite te Reali dhe i njoh mirë. Shpresoj që mos të më ofendojnë sërish në stadium me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin, por duke hequr këto, besoj se do jetë një ndeshje e luftuar. Atletico ka një ekip dhe trajner të madh. 

Të gjithë skuadrat përforcohen që të fitojnë. Shpresoj që ky të jetë viti i Juventusit, por është turneu më i vështirë për t’u fituar.

Në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit. Barça pritej të fitonte vjet, dhe humbi me 4 gola në “Anfield”. Ne pritej të kalonim, dhe u mundëm nga Ajaxi. Edhe Reali bëri të njëjtën gjë. Është një kompeticion i vështirë. Shpresoj që të jetë viti ynë”, deklaroi Ronaldo.

(Kosova Sot Online)