Van Dijk flet pas triumfit, tregon inspirimin e tij në fillim të karrierës

  • 29 August 2019 - 21:20
Van Dijk flet pas triumfit, tregon inspirimin e tij në fillim të karrierës

Virgil Van Dijk e fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Evropë, duke e mundur dyshen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon.

Ai bëhet mbrojtësi i parë që e merr këtë çmim që nga viti 2010, duke e bërë atë edhe favorit për ‘Topin e Artë’.

Van Dijk foli pas e mori çmimin, duke i falënderuar shokët e tij të ekipit. “Para së gjithash mendoj se duhet t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës. Pa ta, dhe pa stafin, unë nuk do të kisha arritur këtë që kam arritur gjatë këtij viti. Falënderoj familjen time [gjithashtu], natyrisht”. 

“Ka qenë një rrugë e gjatë, por është pjesë e rrugëtimit tim, pjesë e kësaj që jam”.

“Jam shumë krenar që e fitoj këtë trofe dhe u takon të gjithë atyre që më kanë ndihmuar gjatë kësaj rruge”.

Van Dijk u pyet për lojtarin që e ka inspiruar në karrierë, duke e zgejdhur Ronaldinhon.

“Unë e kam shikuar si një lojtar si Ronaldinho, ai kishte aq shumë gëzim në mënyrën se si luante”, ka thënë Van Dijk. 

(Kosova Sot Online)