Klopp: Përsëri Napoli

  • 29 August 2019 - 21:42
Klopp: Përsëri Napoli

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Kloop  ka mbetur i mahnit, i lumtur por edhe i shqetësuar për shortin e Ligës së Kampionëve. “Napoli përsëri! Ishim shumë afër vitin e kaluar”.

Fituesit e Ligës së Kampionëve janë në të njëjtin grup me Napolin për herë të dytë radhazi, por kësaj hgere bashkë me RB Salzburg dhe KRC Genk.

“Napoli përsëri! Nuk e di sa shpesh kam luajtur kundër Napolit, por ata janë me të vërtetë një skuadër më shumë përvojë”, ka thënë Klopp.

“Ndeshja në shtëpi që ne luajtëm kundër Napolit ishte njëra prej ndeshjeve më të mira që kemi luajtur sepse ata ishin aq solid dhe të fortë. Ne nuk pësuam gol kundër një Napoli që dinin të bënin kundërsulme”.

Të dyja skuadrat kishin fituar ndeshjet në shtëpi 1-0 në fazën e grupeve dhe përfunduan grupin me nëntë pikë, por Napoli u eliminua për shkak të goldallimit. 

(Kosova Sot Online)