Elneny rrugës për në Besiktas, pasi arrihet akordi me Arsenalin

  • 29 August 2019 - 22:48
Elneny rrugës për në Besiktas, pasi arrihet akordi me Arsenalin

Mesfushori egjiptian është afër për t’u huazuar për në Turqi dhe është gati për të ateruar në Turqi

Mohamed Elneny është rrugës për t’u larguar në Arsenal.

Egjiptiani nuk është i preferuar në Emirates dhe ende as nuk është në listën e skuadrës për këtë sezon.

Ai pati vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2018-19, tetë prej tyre në Premier Ligë.

Unai Emery ka theksuar javën e kaluar që Elneny, bashkë me Shkodran Mustafin, janë gati për t’u larguar nga klubi dhe të gjejnë klubin e ri.

“Elneny dhe Mustafi e di situatën e tyre në skuadër”, tha Emery.

“Kam folur me të disa herë javën e kaluar edhe gjatë ndeshjeve para-sezonale. Mendoj se është pozitive që ata të largohen dhe të gjejnë një skuadër ku mund të jenë protagonist, ata mund të jenë të lumtur dhe ata mund të vazhdojnë në karrierën e tyre si lojtarë të mëdhenj. Ata janë lojtarë të mëdhenj”, kishte thënë Emery. 

(Kosova Sot Online)