E dhimbshme, vdes vajza e Luis Enrique Xanita-pas betejës kundër kancerit

  • 29 August 2019 - 23:19
E dhimbshme, vdes vajza e Luis Enrique Xanita-pas betejës kundër kancerit

Ish trajneri i Barçës dhe  i Spanjës, Luis Enrique ka treguar lajmin tragjik që vajza e tij nëntë vjeçare e cila kishte vuajtur nga kanceri në eshtra ka vdekur pas një beteje me kancer pesë muaj

Ish menaxheri i Kombëtares se Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique ka lajmëruar në Twitter se ka vdekur vajza e tij Xana. Spanjolli u largua nga roli i tij në La Roja papritur muaj më parë për të qenë afër vajzës së tij për disa muaj pasi që ajo ka vuajtur osteorsarcoma, një lloj i kancerit të eshtrave.

Kjo është deklarata:

“Vajza jonë Xana ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në moshën nëntë vjeçare pasi luftoi pesë muaj intensiv kundër osteosarcomas.

Ne falënderojmë të gjithë për qëndrimin afër neve këto muaj por tani kërkojmë që të na kuptoni në privacinë tonë.

Po ashtu dëshiroj që të falënderoj spitalet  San Joan de Deu dhe Sant Pau për punën e tyre gjatë tretmanit, mjekët, motrat medicionale dhe gjithë ata vullnetar. Pa harruar këtu edhe priftërinjtë e Sant Joan de Deu.

Neve do të na mungosh shumë por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetë sonë me shpresë që në të ardhmen do të takohemi përsëri. Ti do të jesh një yll që do udhëheqësh familjen tonë.

Pusho në paqe, Xanita

Familja Martínez Cullell family”.

Image

(Kosova Sot Online)