Agjenti i Buffon tregon arsyen pse ai u kthye në Juve

  • 29 August 2019 - 23:38
Agjenti i Buffon tregon arsyen pse ai u kthye në Juve

Agjenda e legjendës se Juventusit, Gianluigi Buffon ka treguar pse ai është rikthyer tek Juventusit këtë verë

Pas një sezoni në Paris Saint-Germain, Buffon nuk e vazhdoi kontratën me klubin francez. Ai është rikthyer në Juventus si transfer i lirë.

Në një intervistë, agjenti i Buffon, Silvano Martina ka thënë për Calciomercato, ai ka folur për klientin e tij.

“Ai ka pasur shumë oferta, por në fund vendosi qysh i tha zemra e tij dhe familja. Ai mund të kishte shkuar çdo kund, por e shfrytëzoj mundësin që të rikthehet në vendin e tij tek me të dashurit e tij”, ka thënë ai.

“Po dhe jo vetëm ata. Ne e dimë që Gigi ishte gati për të nënshkruar me Porton por kur na telefonuan nga Juventusi ne ndryshuam. Ato ditë ai mendonte për vetveten, për të ardhmen, familjen dhe rikthimi i tij në Torino ishte një vendim i tretë”, ka thënë ai për ofertën e Portos.

“Kina nuk kishte asgjë, sepse portierët e huaj nuk mund të luajë. Kam pasur telefonata nga MLS, pra nga Amerika, por ne i kemi refuzuar. Kishte oferta edhe nga klubet gjermane të cilat kanë garantuar një liri të tij në fushë por ai i ka refuzuar”. 

(Kosova Sot Online)