Ronaldo shpreson në pritje më të mirë nga tifozët e Atletico Madridit

  • 30 gusht 2019 - 09:23
Ronaldo shpreson në pritje më të mirë nga tifozët e Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo po shpreson të pritet më mirë nga tifozët e Atletico Madridit, pasi Juventusit i ra shorti të jetë në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve me skuadrën e Diego Simeones.

Juventusi e takoi Atletico Madridin në rundin e 16 më të mirëve sezonin e kaluar, kur ish-ylli i Real Madridit shënoi het-trik në ndeshjen kthyese, për ta përmbysur epërsinë 2:0 të Atleticos nga ndeshja e parë.

Ronaldo ishte fishkëllyer nga tifozët e Atletico Madridit gjatë ndeshjes së parë dhe ai iu përgjigj turmës duke ia treguar pesë gishtat e dorës, që simbolizojnë numrin e trofeve të Ligës së Kampionëve që ai i ka fituar gjatë karrierës së vet.

Ylli i Portugalisë gjithashtu u tha gazetarëve pas ndeshjes: “Unë e kam fituar trofeun e Ligës së Kampionëve pesë herë, Atletico Madridi asnjë herë. Disfatë? Kjo ndodh në futboll, por do ta shohim nëse Atletico do të kualifikohet”.

Megjithatë, Ronaldo po e pret një pritje më të mirë nga tifozët në tribunat e “Wanda Metropolitanos” në kthimin e tij të radhës në Madrid.

“Është edhe një ndeshje tjetër. Atletico është një ekip i mrekullueshëm, siç e dimë të gjithë”, tha Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në derbin e Madridin, për Movistar.

“Në Madrid kam luajtur shumë herë dhe ata janë gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Shpresoj se nuk do të më shkatërrojnë sërish në stadium, duke më thirrur me gjëra jombështetëse”.

“Atletico e ka një skuadër të mrekullueshme dhe një trajner të mrekullueshëm. Edhe dy kundërshtarët e tjerë janë të vështirë. Por, ky është shorti”.

Përkundër që e përmbysën në mënyrë tronditëse rezultatin kundër Atletico Madridit, Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve në rundin e radhës, pasi që pësuan nga skuadra e Ajaxit. 

(Kosova Sot Online)