Sa pikë morën Messi e Ronaldo dje? Zbulohet lista e plotë për çmimin e UEFA-s

  • 30 August 2019 - 09:25
Sa pikë morën Messi e Ronaldo dje? Zbulohet lista e plotë për çmimin e UEFA-s

Virgil Van Dijku e mposhti Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA të enjten.

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit dhe lojtari më i mirë nga UEFA, pas sukseseve të tij me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe me Holandën në Ligën e Kombeve.

Ai do të shpresojë se do ta shtojë edhe Topin e Artë të këtij sezoni në koleksionin e tij. Për këtë çmim e ka Lionel Messin rivalin kryesor, mirëpo nëse shkon si në votimet për çmimin e  UEFA-s atëherë Van Dijku s’do të rrezikohet fare.

Van Dijku e mposhti Messin me mbi 100 pikë më shumë në votimet për lojtarin më të mirë të UEFA-s. Këtu votuan trajnerë nga secila skuadër e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, si dhe 55 gazetarë.

Çdo anëtar i jurisë i zgjodhi tre futbollistë, duke ia dhënë zgjedhjes së parë pesë pikë, të dytit tre pikë dhe të tretit një pikë.

Lista e plotë e top dhjetëshes për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s:

1. Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 305 pikë

2. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë) – 207 pikë

3. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali) – 74 pikë

4. Alisson (Liverpool & Brazil) – 57 pikë

5. Sadio Mane (Liverpool & Senegal) – 51 pikë

6. Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë

7. Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë

8. = Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Holandë) – 27 pikë

8. = Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Holandë) – 27 pikë

10. Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë

(Kosova Sot Online)