Ndërron jetë babai i portierit të njohur kosovar

  • 30 August 2019 - 11:51
Ndërron jetë babai i portierit të njohur kosovar

Portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, po e përjeton sot një ditë të vështirë. Gardiani i Flamurtarit të Prishtinës ka njoftuar se babai i tij, Ymer Neziri, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeç.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët tanë se sot ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare më i dashuri ynë, babai im, Ymer (Isak) Neziri (1953-2019). Varrimi i të ndjerit do bëhet sot, ditë e premte, 30 Gusht 2019, në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan, me Ikindi në ora 16:30”, ka shkruar Neziri në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)