Tmusic vazhdon me Prishtinën

  • 30 August 2019 - 12:53
Tmusic vazhdon me Prishtinën

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, Mikaile Tmusic e ka vazhduar kontratën me Prishtinën.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin kryeqytetas, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Ai ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës në edicionin e kaluar ku Prishtina bëri histori në arenën evropiane.

Prishtinasit janë në kompletim e sipër të ekipit dhe edhe sezonin e ardhshëm synojnë të jenë të suksesshëm, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Përkundër largimit të papritur të kryetarit të klubit, Blerand Stavileci, Prishtina po e vazhdon rrugën e suksesit. 

(Kosova Sot Online)