Zyrtare: Kosova me 5 mungesa për ndeshjet e shtatorit, rikthehen dy Berishtë

  • 30 August 2019 - 13:59
Zyrtare: Kosova me 5 mungesa për ndeshjet e shtatorit, rikthehen dy Berishtë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe Anglisë më 10.

Dhe, ashtu siç parashihej, tre të lënduarit e fundit, Milot Rashica, Herolind Shala e Benjamin Kololli kanë mbetur jashtë listës, krahas të lënduarve rëndë, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.

Ndërkohë, listës i janë rikthyer dy futbollistë, Valon Berisha dhe Bernard Berisha.

(Kosova Sot Online)