Trajneri i Romës, Fonseca: Grup i vështirë, por do të tentojmë kalimin në fazën tjetër

  • 30 August 2019 - 15:14
Trajneri i Romës, Fonseca: Grup i vështirë, por do të tentojmë kalimin në fazën tjetër

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka folur pas hedhjes së shortit në Ligën e Evropës.  

Sot gjatë ditës është hedhur shorti për fazën grupore në Ligën e Evropës, ku janë mësuar 12 grupe me nga katër skuadra.

Roma ka pasur fatin të shortohet në grupin J, së bashku me Borussia Monchengladbach, Istanbul Basaksehir, Wolfsberger.Sipas trajnerit të Romës, Fonseca, ky grup është i fortë, por ekipi i tij do të bëjë paraqitjet më të mira për të tentuar kalimin e grupit. 

“Ne do të tentojmë të kalojmë grupin”, ka thënë fillimisht Fonseca pas shortit.

“Por, është grup i vështirë dhe na nevojiten paraqitjet më të mira tona për të kërkuar të arrijmë në fazën e eliminimit direkt”, përfundoi trajneri i Romës.

(Kosova Sot Online)