Presidenti i PSG-së – Barcelonës: Mund t’ia shes Neymarin Juventusin

  • 30 August 2019 - 15:58
Presidenti i PSG-së – Barcelonës: Mund t’ia shes Neymarin Juventusin

Saga e transferimit të Neymarit gjatë këtij afati kalimtar të verës vazhdon t’i dominojë mediat botërore dhe lajmin e fundit për të ardhmen e brazilianit e ka dhënë gazetari i El Chiringuitos, Quim Domenech.

Sipas El Chiringuitos, Juventusi është ende në garë për ta transferuar Neymarin. Të paktën kështu i ka thënë presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi Barcelonës, pasi që klubi francez dëshiron ta kompletojë transferimin e Neymarit sa më shpejt.

Gjatë ceremonisë për shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Montecarldo, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dhe Al-Khelaifi u takuan dhe e mbajtën një takim të shpejtë.

Pikërisht në këtë takim u përmend emri i Juventusit si opsion tjetër i PSG-së për shitjen e Neymarit, pasi që Barcelona nuk po i pranon kushtet dhe kriteret e Barcelonës për transferimin e yllit që i la para dy vjetëve.

Një delegacion i Barcelonës raportohet se kishte qenë në kryeqytetin francez të martën për ta diskutuar një marrëveshje për Neymarin. Një marrëveshje e tillë do të duhej të kompletohet para 2 shtatorit, pasi që në këtë datë mbyllet afati kalimtar i verës.

Real Madridi ka qenë gjithashtu i interesuar për 27-vjeçarin, mirëpo mediat braziliane, franceze e spanjolle raportojnë se futbollisti e preferon kthimin në Camp Nou, përkundër që PSG-ja do të parapëlqente ta shiste atë në Real Madrid.

Neymari ende s’e ka bërë asnjë paraqitje për PSG-në këtë sezon, përderisa klubi ka hyrë në një krizë lëndimesh, pasi e humbi Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin qysh në fillim të sezonit.

(Kosova Sot Online)