Klubi kosovar bëhet me autobus të vetin

  • 30 August 2019 - 16:19
Klubi kosovar bëhet me autobus të vetin

Klubi i futbollit Ferizaj ka nisur të marrë ngjyrë evropiane pasi së fundmi u shndërrua në shoqëri aksionare. Ferizajasit kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë bërë me autobus të tyre.

Në futbollin e pasluftës në Kosovë, klubet kanë kontraktuar autobusë të kompanive të ndryshme, të cilët i kanë shfrytëzuar vetëm në rastet kur kanë zhvilluar ndeshje në udhëtim.

Mirëpo, së fundmi klubet kanë nisur të modernizohen dhe t’i ndjekin trendet ndërkombëtare.

Njëri prej klubeve që ka nisur të organizohet është edhe Ferizaj.

Image

Klubi i IPKO Superligës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është bërë me autobus.

“Sot skuadra jonë është berë me autobus. Ky autobus eshte vetem ne sherbim te futbollistave tanë, ketë autobus naj ka mundesuar kompanija transportuese ‘Vahidi’ si sponzorizim, te cilen e falenderojmë ne emer te klubit. Ky eshtë vetëm fillimi. FC Ferizaj po bëhet skuadër europiane. Shumë shpejtë ndryshimet brenda klubit do të vazhdojnë edhe më shumë. Infrastruktura, organizimi, cilësia e skuadrës do të ndryshohen shume. FC Ferizaj është i juaji”, ka shkruar klubi ferizajas, i cili së fundmi u shndërrua në shoqëri aksionare.

(Kosova Sot Online)