Darmian arrin marrëveshje me Parman, pritet zyrtarizimi

  • 30 August 2019 - 17:07
Darmian arrin marrëveshje me Parman, pritet zyrtarizimi

Matteo Darmian është shumë afër që të kalojë te Parma për një shumë rreth 1.5 milionë euro nga Manchester Uniited, duke ndjekur kështu Chris Samlling (Roma), Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku (Inter).

Ole Gunnar Solskjaer javë më parë ka bërë të ditur se po planifikon që ta largojë mbrojtësin italian para se të mbyllet afati kalimtar.

Tani, sipas mediave në Itali bëhet e ditur se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e 29-vjeçarit, derisa Djajtë e Kuq do të humbasin 12 milionë euro. 

United e transferoi Darmianin nga Torino në vitin 2015 për 14 milionë euro dhe një opsion ë formë huazimi ishte në tavolinë.

Por, tani duket se marrëveshje është përfunduar me Torinon dhe mbrojtësi i djathtë do të rikthehet në vendlindje në këtë fundjavë.

Darmian ka bërë 60 paraqitje në katër vitit e kaluar në Old Trafford, mirëpo e humbi vendin në këtë verë te lojtarët si, Aaron Wan-Bissaka, Diogo Dalot dhe Ashley Young.

(Koosva