Messi edhe këtë javë mungon për Barcelonën, kthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare

  • 30 August 2019 - 18:16
Messi edhe këtë javë mungon për Barcelonën, kthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare

Argjentinasi do të vazhdojë të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit dhe as kundër Argjentinës, por do të jetë gati në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve

Lionel Messi pritet të rikthehet në La Liga në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias pas ndeshjeve të Kombëtarëve, ka konfirmuar për media trajneri Ernesto Valverde.

“Ai po vazhdon rikuperimin normal”, ka thënë Valverde për Messi të premten. “Ne shpresojmë që ai të mund të jetë gati kundër Valencias. Ne shpresojmë që ta kemi atë në dispozicion por do ta lëmë atë që të shërohet brenda këtyre dy jave”.

Valverde po ashtu gjatë kësaj konference i ka shprehur ngushëllime ish trajnerit të Barçës, Luis Enrique dhe familjes së tij pas vdekjes se vajzës së tyre Xana.

“Është e vështirë për të gjetur fjalët e duhura për njerëzit kur kalojnë në të tilla situata”, ka thënë Valverde.

“Por, unë do ia ofrojë tërë atë që kam për ti mbështetur ata në këto çaste, atë, familjen e tij dhe të gjithë këtu në Barça të cilët i shprehin ngushëllime atyre”.

(Kosova Sot Online)