Kane: Tottenham nuk do të llogarit në gabimet e David Luiz për derbin e Londrës

  • 30 August 2019 - 19:00
Kane: Tottenham nuk do të llogarit në gabimet e David Luiz për derbin e Londrës

Sulmuesi i Spurs ka insistuar që pavarësisht gabimeve të mbrojtësit e Arsenalit kundër Liverpool nuk do të determinojnë planin e ndeshjes se tyre në derbin e Londrës Veriore të dielën

Harry Kane ka thënë që Tottenham nuk do të tentojë të sulmojë vetëm ku është David Luiz këtë vikend në derbin e Londrës Veriore, pavarësisht gabimeve të brazilianit që bëri në ndeshjen kundër Liverpool.

“Ne kurrë nuk kemi dalluar një lojtar dhe të sulmojmë vetëm në atë pikë”, tha Kane për Daily Mail. 

“Mendoj që David Luiz është një lojtar shumë, shumë i mirë – ne të gjithë bëjmë gabime, ne të gjithë kemi paraqitje të dobëta si profesionist, kështu që nuk ka arsye që ai të këtë një ndeshje të mirë të dielën”.

(Kosova Sot Online)