Napoli thuhet se i ka siguruar shërbimet e Llorentes

  • 30 August 2019 - 21:31
Napoli thuhet se i ka siguruar shërbimet e Llorentes

Napoli thuhet se e ka transferuar Fernando Llorenten, pasi sulmuesi u largua nga Tottenham Hotspuri dhe Manchester Unted e përfundoi interesimin për të.

Ish-sulmuesi i Spurs besohet se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin italian. Djajtë e Kuq ishin të interesuar në spanjollin, mirëpo në fund vendosën që të qëndronin me lojtarët e akademisë.

Unitedi gjithashtu në këtë afat ka larguar edhe lojtarët si Alexis Sanchez dhe Romelu Lukakun që u bashkuan me Interin në këto pak ditë. 

Nga ana tjetër, Matteo Darmian është shumë afër kalimit te Parma, derisa Chris Smalling ka kaluar te Roma.

Tani Napoli që ka rënë në grup me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, e ka transferuar Llorenten me parametra zero.

Spanjolli qëndroi te Tottenhami për dy sezone, mirëpo arriti t’i shënonte vetëm dy gola në 36 paraqitje në Ligën Premier.

(Kosova Sot Online)