PSG me shumë mungesa e mposht Metzin

  • 30 August 2019 - 22:42
PSG me shumë mungesa e mposht Metzin

Paris Saint-Germain u është rikthyer fitoreve në Ligue 1, pas humbjes 2-1 që pësoi ndaj Rennes në javën e kaluar.

Kampioni në fuqi i ligës franceze e ka mposhtur Metzin 2-0 në udhëtim, derisa golat u shënuan qysh në pjesën e parë.

Golin e parë për parisienët e realizoi Angel di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë. 

Epërsinë për PSG-në e dyfishoi Choupo-Moting (43’), pasi asistimit që pranoi nga Marco Verratti, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë i ishte rastet e veta, mirëpo të dyja skuadrat nuk arritën të tregoheshin të sakta, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin e pjesës së parë, 0-2.

Pas javës së tretë, PSG gjendet në vendin e parë me nëntë pikë, po aq sa ka Rennes në vendin e dytë.

(Kosova Sot Online)