Drejtori i Fiorentinas e zyrtarizon Bruno Fernandesin në Real Madrid

  • 30 August 2019 - 23:12
Drejtori i Fiorentinas e zyrtarizon Bruno Fernandesin në Real Madrid

Daniele Prade, drejtor sportiv i Fiorentinas, ka thënë se Bruno Fernandes është një marrëveshje e kryer dhe se ai do të kalojë në Real Madrid

Real Madridi mbetet aktiv në tregun e transferëve dhe lajmi i fundit për këtë skuadër vjen nga Italia. Drejtori sportiv i Fiorentinas, Daniele Prade ka thënë Bruno Fernandes do të jetë në Santiago Bernabeu shumë shpejt.

“Bruno Fernandes do të kalojë në Real Madridin për 70 milionë euro”, ka thënë Prade për Corriere dello Sport kur ai është pyetur për thashethemet për mesfushorin e Sportingut, portugezin Raphinha. 

“Sportingu mund ta përfundoi tregun për shkak se Bruno Fernandes do të kalojë për 70 milionë euro”, ishte përgjigja e tij pasi ai prezantoi lojtarin më të ri, Dalbert.

AS më parë kishte raportuar që Sporting dhe Real Madrid ishin në kontakt pasi që Jorge Mendes ia ka ofruar mesfushorin klubit. Ai ka shënuar 32 gola në 53 ndeshje sezonin e kaluar dhe mund të jetë përgjigje e Zidane për dilemën e Pogbas pasi që ai ka kërkuar përforcime në mesfushë.

(Kosova Sot Online)