Plot derbi në Evropë

  • 31 August 2019 - 08:19
Plot derbi në Evropë

Kjo fundjavë do të sjellë ndeshje të mëdha në ligat më të forta evropiane, të cilat i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.

Në Premierligë, dueli kryesor do të zhvillohet të dielën dhe përballen dy rivalët më të mëdhenj londinezë, Arsenali me Tottenhamin.

Kampioni Manchester City e pret Brightonin, kurse kampioni evropian, Liverpool e viziton Burnleyn.

Fituesi i Europa Leagues, Chelsea do të jetë mikpritës i Sheffieldit, derisa Manchester United e hap këtë xhiro me ndeshjen ndaj Southamptonit në udhëtim.

Ndërkohë, në Spanjë, Barcelona e viziton Osasunën të shtunën, ndërsa Real Madridi do të jetë mysafir i Villarrealit të dielën.

E Atletico Madridi do të ketë punë me Eibarin në shtëpi.

Në Serie A do t’i shohim dy ndeshje derbi në fundjavë.

Dy skuadrat më të forta në futbollin italian viteve të fundit, Juventus dhe Napoli do të përballen në mes vete në Torino të shtunën mbrëma.

Kurse, një tjetër ndeshje e madhe është edhe ajo në mes të Lazios dhe Romës, në derbin e kryeqytetit italian.

Milani e pret Brescian, në tentim të këndelljes, kurse Interi do të tentojë ta konfirmojë fuqinë e tij në Cagliari, pas fitores bindëse ndaj Lecces.

Ndeshjet e Premierligës, La Ligas dhe Serie A ua sjell IPKO përmes kanaleve tëSuper Sport Kosova.

Premierliga – Java e katërt

SSK1 E shtunë 13:30 Southampton – Man Utd

SSK1 E shtunë 16:00 Chelsea – Sheffield

E shtunë 16:00 Crystal Palace – AstonVilla

E shtunë 16:00 Leicester – Bournemouth

E shtunë 16:00 Manchester City – Brighton

E shtunë 16:00 Newcastle – Watford

SSK1 E shtunë 16:00 Burnley – Liverpool

E diel 15:00 Everton – Wolverhampton

SSK1 E diel 17:30 Arsenal – Tottenham

La Liga – Java e tretë

SSK1 E premte 20:00 Sevilla – Celta Vigo 1-1

E premte 22:00 Athletic Bilbao – Real Sociedad 2:0

E shtunë 17:00 Osasuna – Barcelona

E shtunë 19:00 Getafe – Alaves

E shtunë 19:00 Levante – Valladolid

E shtunë 21:00 Betis – Leganes

E diel 17:00 Valencia – Mallorca

E diel 19:00 Atletico Madrid – Eibar

E diel 19:00 Espanyol – Granada

SSK2 E diel 21:00 Villarreal – Real Madrid

Serie A – Xhiroja e dytë

E premte 20:45 Bologna – Spal 1:0

E shtunë 18:00 Milan – Brescia

SSK1 E shtunë 20:45 Juventus – Napoli

SSK2 E diel 18:00 Lazio – Roma

E diel 20:45 Atalanta – Torino

SSK1 E diel 20:45 Cagliari – Inter

E diel 20:45 Genoa – Fiorentina

E diel 20:45 Lecce – Verona

E diel 20:45 Sassuolo – Sampdoria

E diel 20:45 Udinese – Parma

(Kosova Sot Online)