Tifozët zviceranë reagojnë pasi Shaqiri e la Zvicrën

  • 31 August 2019 - 10:10
Tifozët zviceranë reagojnë pasi Shaqiri e la Zvicrën

Vendimi i Xherdan Shaqirit për të mos e pranuan ftesën e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit, në mënyrë që të përqendrohet te karriera e tij me Liverpoolin, i ka lënë të zhgënjyer tifozët zviceranë.

Të premten Zvicra e publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit dhe sqaroi se Xherdan Shaqiri nuk është në këtë listë pasi që ai nuk e ka pranuar ftesën, në mënyrë që të fokusohet te Liverpooli.

Kështu, Shaqiri do të mungojë në ndeshjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, që do të zhvillohen në fillim të shtatorit dhe janë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

27-vjeçari, i cili i ka bërë 82 paraqitje me ekipin kombëtar të Zvicrës, ende nuk e ka luajtur asnjë minutë me Liverpoolin në këtë sezon të ri të Premierligës, ndërsa minutat e vetëm që nga fillimi i sezonit i ka në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester Cityt.

Ai nuk u përdor as nga banza rezervë për tri ndeshjet e para të Liverpoolit në këtë sezon të ri të Premierligës, përderisa sezonin e kaluar, të parin për të në skuadrën e “Reds”, luajti 28 herë.

“11 minuta të luajtura këtë sezon, në çfarë saktësisht është duke u fokusuar”, shkroi @swiszch.

(Kosova Sot Online )