Tifozi e publikon një video për të dëshmuar pse Messi e meritoi çmimin e UEFA-s para Van Dijkut

  • 31 August 2019 - 10:37
Tifozi e publikon një video për të dëshmuar pse Messi e meritoi çmimin e UEFA-s para Van Dijkut

Një tifoz e ka publikuar një video me momentet më të mira të Lionel Messit gjatë sezonit të kaluar për të tentuar ta dëshmojë se pse argjentinasi e meritoi më shumë sesa Virgil van Dijku të shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

Të enjten në mbrëmje, qendërmbrojtësi holandez u bë mbrojtësi i parë që e fitoi këtë çmim të UEFA-s, duke e mposhtur Lionel Messin për pothuajse 100 pikë në votime, transmeton Gazeta Express.

Një juri e përbërë nga 80 trajnerë, të cilët morën pjesë në fazën e grupeve të edicionit 2018/19 të Ligës së Kampionëve me klubet e tyre, votuan për futbollistin më të mirë të vitit.

Trajnerët që morën pjesë në Ligën e Evropës gjithashtu morën pjesë bashkë me 55 gazetarë të zgjedhur nga Grupi ESM (Mediat Sportive Evropiane).

Ish-ylli i Southamptonit u zgjodh më i miri i vitit pasi që ai arriti ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin sezonin e kaluar dhe u zgjodh edhe lojtari më i mirë i vitit në finale kundër Tottenhamit.

Por, përdoruesi i Tëitterit, @MessiLob, mbeti shumë i zemëruar që Messi nuk u shpërblye për 54 golat e tij në klub dhe vend dhe e postoi një video dyminutëshe me momentet më të mira të argjentinasit, duke shkruar: “Nuk mund të më bindësh se një mbrojtës ësthë futbollist më i mirë sesa ky njeri”.

 


(Kosova Sot Online)