Guardiola e mbron Sanchezin: Ju e quani dështak, por ka shumë arsye për këtë

  • 31 August 2019 - 11:38
Guardiola e mbron Sanchezin: Ju e quani dështak, por ka shumë arsye për këtë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, do ta rikthejë formën e tij të mirë gjatë këtij sezoni, kur do të luajë në Serie A si i huazuar në Inter.

Sulmuesi kilian u largua nga “Old Traffordi”  më herët këtë javë, duke i dhënë fund përkohësisht karrierës së tij zhgënjyese me Manchester Unitedin, pas transferimit nga Arsenali në janar të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja për ta huazuar Sanchezin në Inter bën që kiliani të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Romelu Lukaku, i cili këtë verë u shit në Inter për 74 milionë funte.

Dhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili kishte dashur edhe vetë ta transferonte 30-vjeçarin në Etihad, beson se ky transferim do të ndikojë për të mirë në karrierën e tij dhe se Sanchezi do të kthehet të jetë lojtari që ishte më parë.

“Unë e njoh atë, ne punuam bashkë në Barcelonë. E kam një lidhje të veçantë me të si lojtar, natyrisht, por edhe si njeri. Ai është një luftëtar dhe një djalosh i jashtëzakonshëm dhe modest”, u shpreh Guardiola.

“Mendoj se Interi i përshtatet atij në mënyrë të përsosur. Duke luajtur përkrah Lukakus në atë pozitë, endoj se ai do ta kalojë një periudhë të mirë në Milan”.

“Futbolli nuk varet nga një lojtar. Ju e gjykoni se ishte dështim për Alexisin, mirëpo ka shumë arsye. Futbollistët nuk luajnë vetë, nuk është tenis apo gold. Të luash me dhjetë lojtarë kundër një sistemi, kundër disa rivalëve… nuk e di çfarë ndodhi, nuk isha aty, por s’besoj që ka ndonjë arsye”. 

(Kosova Sot Online)