Challandes do të flasë nesër për ndeshjet e shtatorit

  • 31 August 2019 - 15:31
Challandes do të flasë nesër për ndeshjet e shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet nesër në konferencë për media në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator.

Konferenca mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkaq, të hënën (më 2 shtator), në orën 10:30, në sallën e konferencave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në konferencë për media do të paraqiten përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, së bashku me dy futbollistët Arton Zekaj dhe Eris Abedini, në prag të ndeshjes për kualifikimet për Euro 2021 kundër Anglisë.

Dje u publikua lista e lojtarëve të ftuar dhe, ashtu siç parashihej, tre të lënduarit e fundit, Milot Rashica, Herolind Shala e Benjamin Kololli kanë mbetur jashtë listës, krahas të lënduarve rëndë, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.

Ndërkohë, listës i janë rikthyer dy futbollistë, Valon Berisha dhe Bernard Berisha.

Risi është edhe Florent Muslija, i cili ftohet për herë të parë, ndërsa Ibrahim Dresheviq po ashtu do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes pasi e kompletoi dokumentacionin.

Trajneri zviceran do të mundohet t’i mbulojë mungesat e shumta me lojtarët që do t’i ketë në dispozicion. 

(Kosova Sot Oline)