Feronikeli fiton derbin ndaj Prishtinës

  • 31 August 2019 - 18:34
Feronikeli fiton derbin ndaj Prishtinës

Feronikeli ka triumfuar në derbin e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në “Rexhep Rexhepi” e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0

Mendurim Hoti në minutën e 9-të realizoi golin e vetëm në ndeshje që nuk prodhoi edhe shumë raste për shënim.

Llapi dhe Ballkani në duelin tjetër ndanë pikë, teksa luajtën me rrjeta të heshtura.

Flamurtari ka marrë tre pikët e para të sezonit, teksa në shtëpi ka triumfuar përballë Ferizajt.

Kosova Sot Online