Spektakël në Torino, Juventusi fiton me fat

  • 31 August 2019 - 23:11
Spektakël në Torino, Juventusi fiton me fat

Napoli ka treguar se është njëra prej skuadrave pretendent për ta fituar Serie A por ishin të pafat në ndeshjen e sotme në Allianz Stadium të Juventusit. Napolitanët arritën ta barazojnë rezultatin por një autogol në minutat e fundit bëri që ata ta humbin këtë ndeshje.

Pas ndeshjes spektakël të Napolit kundër Fiorentinës me rezultat 3-4, Napoli ka humbur sot me të njëjtin rezultat nga Juventusi.

Juventus ishte më kërkues në fillim të pjesës së parë, por mundësitë për të shënuar i kishte Napoli.

Megjithatë, në minutën e 16-të, Danilo shënoi porsa hyri në lojë. Ishte një kundërsulm i Juves ku Costa asistoi për mbrojtësinë e ri të Juves.

Tre minuta më vonë Juve do ta gjente edhe golin e dytë. Kësaj radhe do të shënonte Higuain kundër ish skuadrës së tij në minutën 19-të.

Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë për të vazhduar me spektakël në pjesën e dytë.

Juventusi e trefishoi epërsinë në minutën e 62-të me anë të Ronaldos.

Goli i tretë sikurse i liroi Juventusin dhe e morën si fitore këtë ndeshje por kështu nuk menduan Napoli.

Ata arritën që të shënojnë dy gola të shpejtë në minutën e 66 dhe 68 ku shënuan dy prurjet e reja të Napolit, Kostas Manolas dhe Hirving Lozano.

Napoli arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 81-të me anë të Giovanni Di Lorenzo.

E kur mendohej që Napoli po shkonte drejt një barazimit të madh në minutën e parë shtesë të ndeshjes Koulibaly shënon autogol.

Me këtë fitore Juve merr gjashtë pikë nga dy xhiro të zhvilluara në Serie A, kurse Napoli mbetet me tri pikë. 


(Kosova Sot Online)