Dorëzohet Neymar, i thotë PSG-së së dëshiron të qëndrojë

  • 01 September 2019 - 08:24
Dorëzohet Neymar, i thotë PSG-së së dëshiron të qëndrojë

Ylli brazilian është dorëzuar nga përpjekjet për t’u larguar nga klubi francez për t’u ribashkuar me gjigantin katalonas dhe tani dëshiron të qëndrojë edhe më tutje në kryeqytetin francez.

Neymar i ka thënë Paris Saint-Germainit se dëshiron të qëndrojë në Paris edhe këtë sezon, pasi ka hequr dorë nga kërkesa për t’u larguar në drejtim të Barcelonës, sipas gazetës së madhe franceze L’Equipe.

Saga e Neymarit më në fund po merr fund, por jo në mënyrën siç ka ëndërruar tërë verën 27-vjeçari.

Neymar iu kishte kërkuar përfaqësuesve të vet të shtunën mbrëma t’i ndalin përpjekjet për ta larguar atë nga klubi, si dhe t’i njoftojnë drejtuesit e PSG-së se ai dëshiron të qëndrojë. 

Braziliani e mori këtë vendim pas përfundimit të bisedimeve mes PSG-së dhe Barcelonës dhe pasi kjo e fundit e kishte njoftuar se transferimi i tij do të ishte i pamundur.

Edhe pse ditë më parë Sky Sports në Itali raportoi se palët kishin arritur marrëveshje për brazilianin, PSG-ja ishte e shpejtë në mohimin e këtij lajmi.

PSG-ja dhe Barça nuk kanë gjetur marrëveshje për çmimin dhe mënyrën e pagesës së lojtarit, me të parën që kërkonte para në vlerë deri 220 milionë euro dhe me të fundit që këmbëngulte në ofrimin e një shume të konsiderueshme plus deri në tre futbollistë.

(Kosova Sot Online)