Pamje: Piloti 22 vjeçar i formulës e vdes në aksident të tmerrshëm gjatë garës

  • 01 September 2019 - 09:01
Pamje: Piloti  22 vjeçar i formulës e vdes në aksident të tmerrshëm gjatë garës

Piloti i Formula 2, Anthoine Hubert, e ka humbur jetën në një aksident gjatë garës në Grand Prix në Belgjikë, njofton organi qeverisës i sportit të motorit (FIA).

Francezi, i cili ishte vetëm 22 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit të rëndë me makinën e tij që po ecte 273 kilometra në orë në momentin tragjik.

FIA njoftoi se Hubert ishte dërguar në qendrën mjekësore pas aksidentit, ku ka vdekur më vonë nga plagët e rënda.

Gara ishte ndalur pas përplasjes dhe përfundimisht u anulua pak minuta më vonë pasi u bë i ditur se sa i rëndë ishte aksidenti.

Image

Formula 2 e ka anuluar edhe garën e së dielës në Spa në shenjë respekti për Hubert.

(Kosova Sot Online)