Schick arrin marrëveshje me Leipzig, pritet zyrtarizimi

  • 01 September 2019 - 09:56
Schick arrin marrëveshje me Leipzig, pritet zyrtarizimi

Patrick Schick duket se do të bëhet me skuadër të re.

Ylli i Romës dhe kombëtares së Çekisë, Patrik Schick, thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me skuadrën e Leipzig.

‘Sky Sport Italia’ raporton se përfaqësuesit e lojtarit kanë arritur marrëveshje me Leipzig, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga Bundesliga do ta paguajë lojtarin rreth 2.8 milionë euro për sezon, si dhe do t’i jap skuadrës së Romës 5 milionë euro për një vit huazim. 

Gjithashtu, Leipzig do të ketë mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 20 milionë euro, por kjo mund të futet në klauzolë vetëm nëse kalon në obligim.

Përndryshe, Schick do të zbres në ‘Fadil Vokrri’ më 7 shtator, për ndeshjen kundër Kosovës. Fakti se lojtari akoma nuk e di se ku do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit mund të jetë pozitiv për Kosovën.

(Kosova Sot Online)