Mane shpërtheu ndaj Salahut, Klopp flet për situatën e dy sulmuesve të tij

  • 01 September 2019 - 11:05
Mane shpërtheu ndaj Salahut, Klopp flet për situatën e dy sulmuesve të tij

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka folur rreth shpërthimit të Sadio Manes.

Sulmuesi senegalez u revoltua me bashkëlojtarin e tij Mohamed Salah, pasi ky i fundit u tregua egoist duke mos ia pasur topin.

Me tu zëvendësuar, Mane shpërtheu me kritika në bankën rezervë dhe nuk e kurseu as trajnerin Jurgen Klopp. 

E tekniku gjerman ka folur për këtë rast, duke thënë se Mane është një tip emocional.

“Sadio Mane është një djalë emocional dhe diçka nuk shkoi siç deshi ai, por nuk ishte për shkak të zëvendësimit”.

“Kjo situatë do të sqarohet në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman ishte i entuziazmuar për fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier, por nuk pranoi të fliste më shumë rreth ‘incidentit’ Mane/Salah.

(Kosova Sot Online)