Vinicius Jr shpreson të rikthehet titullar në formacionin e Zidanet

  • 01 September 2019 - 14:04
Vinicius Jr shpreson të rikthehet titullar në formacionin e Zidanet

Vinicius Junior shpreson të jetë në formacionin titullar të Real Madridit në ndeshjen e tyre të udhëtim te Villarreali sot (e diel) mbrëma.

I riu brazilian u kap në befasi kur Zinedine Zidane e hoqi atë nga formacioni kundër Real Valladolidit fundjavën e kaluar, pasi në ndeshjen e parë ndaj Celta Vigos ishte titullar.

Me Luka Modricin e pezulluar, braziliani mendoi se do të fillonte, por ishin Isco dhe James Rodriguez ata që luajtën si titullar, duke e lënë Vinicius në bankinë. 

19-vjeçari duket se ka humbur shkëndijën që e pa të lulëzonte në kaq shumë ndeshje nën drejtimin e Santiago Solarit.

Ai nuk fillon më rregullisht ndeshjet dhe nuk mund të krijojë asnjë formë konstante si rezultat.

Por, lëndimet e fundit të Isco dhe James dhe mungesa e vazhdueshme e Eden Hazard i ka hapur përsëri derën Viniciusiut.

Ai pritet të formojë treshen e sulmit me Karim Benzema dhe Gareth Bale në ndeshjen që do të zhvillohet në Estadio de la Ceramica, por nuk ka garanci te Zidane.

Vinicius po garon me Luka Jovic dhe Lucas Vazquez për një vend në skuadër dhe të tre kanë argumente në favor të tyre.

(Kosova Sot Online)