Pas lëndimit të Chiellinit, Juventusi nis bisedimet me Bayernin për Boateng

  • 01 September 2019 - 15:40
Pas lëndimit të Chiellinit, Juventusi nis bisedimet me Bayernin për Boateng

Juventusi i ka nisur bisedimet me Bayern Munich për mbrojtësin Jerome Boateng, pasi lëndimit të rëndë të Giorgio Chiellini.

Gazeta gjermane Bild madje raporton se Boateng e ka braktisur stërvitjen dhe një seancë pozimi të dielën, në mënyrë që të fluturojë drejt Torinos.

Chiellini e lëndoi rëndë ligamentin e gjurit dhe pritet të mungojë të paktën gjatë muaj.

Matthijs de Ligt debutoi në Serie A të shtunën në fitoren 4:3 kundër Napolit, por Juve e dëshiron dike më me shumë përvojë në mbrojtje, pas pensionimit të Andrea Barzaglit po ashtu.

Sipas Tuttosport, Calcomeracto24.com dhe Bild, synimi është Boateng, për të cilin u përfol se do t’iu bashkohej bardhezinjve edhe para se De Ligt të transferohej nga Ajaxi këtë verë.

Mbrojtësi veteran do ta mirëpriste kalimin në Itali, veçanërisht duke ditur se aty luan edhe vëllai i tij, Kevin-Prince Boateng, që luan te Fiorentina.

Kosova Sot Online