PSG dhe Valencia pyesin për Icardin

  • 01 September 2019 - 16:32
PSG dhe Valencia pyesin për Icardin

Paris Saint-Germain dhe Valencia kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të negociuar me lojtarin që nuk dëshirohet nga Interi, Mauro Icardi

Sulmuesi sapo e ka paditur klubin për 1.5 milionë euro për dëmtimin e imazhit të tij që nuk e lejuan për t’u stërvitur me skuadrën, edhe pse ai nuk ishte pjesë e planeve të Antonio Conte këtë sezon.

Ai ka refuzuar shumë oferta, përfshirë Napolin, Romën dhe Monacon, derisa Atletico Madrid po ashtu thuhet se i është ofruar atij.

Sipas Tuttomercatoweb dhe të tjerëve, Valencia ka dërguar përfaqësuesin e tyre Jorge Mendes për të arritur një marrëveshje huazimi për sulmuesin.

Icardi do të ishte një zëvendësim për Rodrigon, i cili pritet të kalojë në Atletico Madrid, kurse Angel Correa mund të kalojë në Milan.

Megjithatë, TMW po ashtu raporton se PSG është duke diskutuar që ta paguajë një huazim me opsion blerjen për sulmuesin.

Këtu kemi një problem të madh, pasi që Icardi po i refuzon klubet e tjera.

Kontrata e Icardit përfundon në qershorin e 2021.

Interi nuk do të rrezikonte që ta rikthente atë nga huazimi me vetëm 12 muaj në kontratë, pasi që kjo do të bënte që ai të negocionte me skuadra të tjera transferin si lojtar i lirë.

Vetëm një vit më parë, Iardi kishte klauzolë lirimi prej 110 milionë euro dhe konsiderohej si klauzolë e lirë, por kjo ishte para se të ndodh një luftë në mes të klubit dhe lojtarit. 

Kosova Sot Online